
Derbi Tirana-Partizani është krye ndeshja e javës së 6-të të Kategorisë Superiore. Sfida do të luhet në stadiumin "Air Albania" me fillim nga ora 18:00 dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht marrjen e 3 pikëve. Ditën e sotme në konferencë për shtyp në prag të derbit në krah të trajnerit Dede ishte dhe mbrojtësi Marsel Ismailgeci. Në fjalën e tij, mëngjarashi u shpreh se skuadra i ka një borxh tifozëve për të fituar derbin pasi nuk ka arritur të fitoi në ndeshjet e fundit.
"Derbi është një ndeshje shumë e fortë mes dy skuadrave më të mira në Shqipëri. Jemi të motivuar dhe do të futemi në fushë për të bërë maksimumin e për të dalë nga fusha me maksimumin.
Nuk ka nevojë për motivim në këtë ndeshje pasi të gjithë e dijnë se çfarë emocione ka ky derbi. Në aspektin personal nuk kam emocione pasi i kam hequr këto emocione.
Ne futemi në fushë gjithmonë për të bërë maksimumin dhe I kemi një borxh tifozëve për rezultate jo të mira që kemi bërë në ndeshjet e fundit. Kam respekt për Malën pasi njihemi nga Kombëtarja U-21, por të shikojmë në fushën e lojës".