
Teuta mposhti 2-0 Bylisin, në takimin e vlefshëm për Superioren. Menjëherë pas takimit ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Tekniku shprehet i kënaqur me atë çka ekipi dha në fushë, por duhet vazhdimësia.
"Ishte shumë e rëndësishme. E para ishte humbja në ndeshjen e kaluar, ndaj duhej fitorja. Falë zotit fituam këtë ndeshje. Ne humbasim para portës shumë raste. Pas 2-0 kaluam në vetëkënaqësi. Këto gjëra duhen rregulluar, sepse futbolli është i pabesë.
Merkato- Ne kemi marrë Plakun. Të shohim deri në momentet e fundit të merkatos.
Duhet të sulmojnë dhe të jemi në çdo ndeshje aty. E di forcën fizike që ka Gruda. Sot mori një faull parta golit. Ia kërkova vetë këtë gjë. Jam i kënaqur për të. Në krahun e Kuorous ne e ishim parashikuar që mos ta kthejmë Bregun prapa. Ne gabuam dy herë rrjesht, teksa një rast ishte flagrant. Falë zotit nuk kishte pasoja. Po ta pyesësh Partizanin apo Kukësin, kanë thënë që do dalin kampion. Vllaznia nuk e ka bërë një premtim të tillë. Pra, kanë luajtur pa stres" - tha ai.