
Partizani fitoi në derbi kundër Tiranës me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Mes kontestimesh skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Malotën dhe Ekuban. Në këtë takim nuk munguan as tifozët e kuq, të cilët përgjatë 90 minutave mbështetën skuadrën e tyre të zemrës.
Megjithatë në një moment ata hodhën sende të forta në fushë, në momentin kur bardheblutë shënuan golin e barazimit. Duke qenë se Komisioni i Disiplinës i pati paralajmëruar, me shumë gjasa këtë herë "demat" nuk do të mund t'i shpëtojnë dënimit nga ky organ në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Poll