
Vllaznia U-21 arriti ditën e sotme të siguronte matematikisht titullin kampion në kampionatin për këtë grupmoshë. Fitorja 2-3 ndaj Teutës, i dërgoi ata 7 pikë para Bylisit që u mposht nga Egnatia dhe në këtë mënyrë festojnë titullin kampion.
Djemtë e drejtuar nga Elvis Plori, arritën të shpalleshin kampionë dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Klubi i parë i Vllaznisë krenohet me fitoren e akademisë që pritet të jenë një aset shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shkodranëve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ata i urjonë suksese ekipit të moshave dhe stafit teknik për triunfin e arritur. Ndër të tjera ata shtojnë se festa zyrtare e titullit kampion do të zhvillohet pas ndeshjes së fundit në kampionat.
Postimi i plotë i KF Vllaznia:
Pas fitores ditën e sotme ndaj Teutës në Durrës me rezultatin 3-2, Vllaznia U21 edhe matematikisht shpallet kampione e Shqipërisë për këtë grupmoshë për sezonin 2022-23. Dy javë para fundit, skuadra shkodrane ndodhet 7 pikë larg Bylisit të vendit të dytë dhe si rrjedhojë, kuqeblutë kanë festuar në fund të ndeshjes. Festa e zyrtarizimit si kampionë të vendit, do të zhvillohet pas ndeshjes së fundit të kampionatit. KF Vllaznia uron të gjithë futbollistët e këtij ekipi dhe stafin teknik me në krye profesor Elvis Plorin, për këtë sukses të tyre!