Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

 Firmosi pa dijeninë e Skënderbeut, Nimaga rrezikon gjyqin me korçarët

Shkruar nga NEWSPORT
 Firmosi pa dijeninë e Skënderbeut, Nimaga rrezikon gjyqin me

Largimi i Bakary Nimagës drejt Turqisë ka lënë të shtangur drejtuesit e Skënderbeut. Përpara takimit me Partizanin ishte raportuar se futbollisti ishte i dëmtuar, por ditën e djeshme ai u zyrtarizua si lojtari më i ri Hataysporit. Kjo lëvizje e ka kapur të papërgatitur Skënderbeun. Afrikani nga Mali rrezikon të dënohet nga FIFA për shkak se nuk ka zgjidhur kontratën me Skënderbeun, e cila përfundon në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më tepër Nimaga u ka prishur planet e merkatos korçarëve, të cilët po kërkonin një ofertë për të përfituar financiarisht nga shitja e 23-vjeçarit, por kjo situatë i ka lënë duarbosh. Kjo kontradiktë pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga