
Renato Arapi ka firmosur në Turqi. Burime për newsport.al bëjnë me dije që ish mbrojtësi i Partizanit ka firmosur me Bolusporin në Turqi. Arapi do të luajë për dy sezone me skuadrën turke, ku pritet të jetë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi.
Kujtojmë që Renato Arapi u afrua te Partizani në këtë merkato verore. Por oferta e bërë nga turqit ka bërë që ai të vazhdojë aventurën e tij në Turqi, duke shkëputur në këtë mënyrë me konsensus marrëdhëniet me të kuqtë.
Poll