
Davide Astori u nda nga jeta dy javë më parë për shkak të një arresti kardiak që i mori jetën në mënyrë në parakoshme kapitenit të Fiorentinës. Skuadra por edhe klubi italian është prekur tej mase nga kjo ngjarje e rëndë, ndaj që nga kjo ditë, janë marrë shumë vendim të rëndësishme që kanë pasur lidhje me ish-lojtarin e skuadrës së tyre.
Pasi Astori ndërroi jetë, klubi tërhoqi fanelën me numrin 13, vendim ky i marrë në nder të ish-kapitenit.
Së fundmi, mësohet se presidenti i klubit ka konfirmuar se do të riemërojë qëndrën sportive të Fiorentinës me emrin e Astorit."Centro Sportivo Davide Astori" do të quhet hapësira ku skuadra do të kryejë stërvitjet.
Poll