
Vllaznia luan nesër me Laçin në 17:00. Në "Loro Boriçi" shkodranët kanë për detyrë të fitojnë me kurbinasit, nëse duan të sfidojnë Teutën që luan me Apoloninë në Durrës. Java e fundit do vendosë edhe titullin kampion, me Teutën që kryeson vetëm falë një goli më shumë, teksa është me pikë të barabarta me Vllazninë,
Në konferncë për shtyp, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric ka theksuar se gjithçka do vendoset pas ndeshjeve të fundit, teksa i kujton Martinit se titulli do vendoset nesër.
"Ndeshja me Laçin? Duhet ta sqaroj se nesër është finalja e sezonit, luhet kapitulli I 36 dhe për ne është ndeshje tjetër. Jemi të fokusuar në lojën tonë për të marrë rezultat.
Titulli? Do luajmë nesër mirë sepse është një betejë. Të luajmë për fitore, të jemi të bashkuar për një grup. Do luajmë dhe do bëjmë llogaritë pas këtij sezoni. Pengje? Kur të përfundojë sezoni do bëjmë një analizë, na lejoni të fokusohemi te ndeshja e nesërme për tri pikë. E di që është e rëndësishme për Shkodrën dhe të gjithë do na ndjekin me vëmendje.
Do ketë aleanca? Ne duhet të përqëndrohemi te ndeshja jonë, çfarë bëjnë të tjerët nuk na duhet. Ne askush nuk na besoi në fillim, teksa jemi në kualifikueset e Conference League. Janë në dritën e gjithë kamerave këto ndeshje dhe ne na intereson vetëm të fitojmë ndeshjen tonë.
Diferenca e golave? Nuk duhet të hyjmë në fushë me mendimin sa gola të shënojmë, më mirë të mendojmë si të fitojmë ndaj Laçit që ka një trajner me eksperiencë që ka fituar trofe. Ndoshta do na duhet edhe më shumë se fati për të arritur atë që thoni ju me golat.
Presion psikologjik nga Martini? Ajo e Edit ishte një taktikë, një skemë. I pashë në televizor që po festonin titullin dhe shpresoj t'I surprizojmë në fund.
Rinovim? Na lini të bëjmë dy ndeshjet që kemi. Shkodra është në proces privatizimi dhe ai që do marrë klubin do bëjë rezymenë. Ai që merr klubin do vendosë. Na lini të shohim dy ndeshjet sepse jemi pjesë ende për trofe. Shkodra të jetë krenar për lojtarët.
Krymi mungon - Nuk është gjë speciale sepse kemi lojtarë të fortë. Zhgënjyese sepse Krymi është rritur shumë në lojë, megjithatë jemi gati", tha Brdaric.