
FSHF ia doli të sjellë në vendin tonë finalen e ''Conference League'' (2022). Do të jetë Air Albania stadiumi që mirëpret supersfidën tejet të rëndësishme.
Për Syri Tv, ka folur numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Duka shprehet se do jetë Shqipëria ajo që do i tregojë botës që ne dijmë të organizojmë. Jo vetëm kaq, pasi diçka u tha edhe për derbin e nesërm mes Partizanit dhe Tiranës.
FINALJA E CONFERENCE LEAGUE - Organizmi nuk është i lehtë. Ne do bëjmë maksimumin për të patur një finale përfekte. Ne do i tregojmë botës se si mund të mbahet një finale.
NATIONS LEAGUE - Përfaqësimi në Nations League ishte i mirë. Ne plotësuam objektivin që të ishim të parët. Padyshim që plotësoi faktin se sollën prurje të reja në skuadër. Kjo i dha më shumë shpresë dhe besim skuadrës. Ne do fillojmë eliminatoret me shumë besim. Kualifikimi në Botëror është shumë i vështirë. Objektivi është Europiani i 2024.
Reja - Nuk kemi çfarë do diskutojmë. Duhet të përgatisim eleminatoret.
Derbi i nesërm - I kalon kufinjtë. Pengu më i madh është që nuk do i kemi tifozët. Unë uroj që të kënaqen të gjithë shikuesit. Derbi është derbi.Derbi ka klasifikim specifik.
Tifozët- Interesi jonë është që të kemi tifozë, kështu që respektojmë vendimet e marra. Mendoj se është e parakohshme, sidomos nesër. Uroj që vaksina të vijë në Shqipëri dhe të fillojmë jetën normale '' Tha Duka.