Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI "vuan" në finalizim, Olsi Rama: Ja ku po e zhvillon merkaton ekipi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI "vuan" në finalizim, Olsi Rama: Ja ku po e zhvillon

Është e qartë që ekipi i Partizanit në ndeshjet e Superiores krijon shumë raste, por në finalizim lë për të dëshiruar. Kështu një sulmues i mirëfilltë nuk do të ishte keq për ekipin e drejtuar nga Skënder Gega. Olsi Rama në një prenoncim për "TeleSport", ka zbuluar se ku është përqëndruar Partizani për të bërë merkaton e dimrit.

"Isha në stadium, pasi kam theksuar se ndeshjet duhet të kenë sa më shumë njerëz në tribunë. Ishte sfidë e rivalëve tanë në Tiranë dhe erdhëm ti shihnim (Kukësi-Teuta). Isha së bashku me Gegën dhe ky i fundit vuri re më shumë aspektin teknik. Nuk ishte ky një rast për merkato. Ne kemi skautët tanë, që po i monitorojnë ndeshje pas ndeshje dhe në Maqedoni dhe në Kosovë. Do të shohim lojtarë me përvojë dhe elemente të rinj"- ka thënë drejtori sportiv i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga