Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Finale" në Shkodër dhe shansi i artë për Partizanin dhe Laçin, njihuni me 3 ndeshjet e Kategorisë Superiore për ditën e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
"Finale" në Shkodër dhe shansi i artë për

Kategoria Superiore do të luajë ditën e sotme 3 ndeshjet e fundit për javën e 31-të. Në Shkodër do të luhet një "finale" e parakohshme pasi Vllaznia do të presë në shtëpi Teutën. Një sfidë mes dy skuadrave kryesuese që pritet të vendosë shumë për fatin e sezonit.

Vllaznia ka mundësi që me një fitore të ngjitet në krye, ndërsa Teuta për të ruajtur vendin e parë. Kjo ndeshje pritet të luhet në orën 18:00 në "Loro Boriçi".

Shansi i artë për Partizanin dhe Laçin për t'u ngjitur në krye. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka një ndeshje të lehtë në letër pasi do të përballet me vendin e fundit të renditjes dhe duke parë përballjen në Shkodër mund të marrë vendin e parë.

Ndeshje e lehtë në letër edhe për Laçin që do të presë në shtëpi Kukësin që është jashtë çdo objektivi dhe luan vetëm për statistik. Kurbinasit me një fitore sot mund të katapultojnë në krye. Kjo ndeshje do të nisë në orën 15:00 në stadiumin e Laçit.

Kategoria Superiore/ Java e 31-të

Laçi-Kukësi Ora 15:00

Partizani-Apolonia Ora 18:00

Vllaznia-Teuta Ora 18:00

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga