Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbrëmje magjike për shqiptarët, "pigment" kuqezi në çdo finale Kupe në Europë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrëmje magjike për shqiptarët, "pigment" kuqezi

Mbrëmja e djeshme ka qënë mjaft e suksesshme për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë. Thomas Strakosha shkëlqeu në gjysëmfinalen e dytë ndaj Milanit, e fituar nga Lazio me rezultatin 1-0. Një triumf që i kualifikoi kryeqytetasit në raundin final të Kupës së Italisë.

Në finalen e Kupës së Turqisë u kualifikua edhe Akhisaspor, skuadër që militon sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi. Madje, kavajasi ishte protagonist në gjysëmfinalen e dytë, ku realizoi golin e vetëm të takimit të kthimit.

Finale edhe për Astra, me skuadrën e Azdren Llullakut që kaloi pa shumë probleme CFR Cluj për të luajtur 90 minutëshin e fundit në Kupën e Rumanisë. Llullaku ishte titullar në barazimin 2-2 në takimin e dytë, por pa mundur të lë gjurmë. Ndërkohë, ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të Astra.

Poll

Lexo gjithashtu