
Elis Bakaj ka qenë një ndër emrat më të kritikuar dhe më të përfolur të dy ditëve të fundit pas sjelljes aspak sportive dhe të denjë për një futbollist si ai në ndeshjen që Kukësi luajti me Partizanin dy ditë më parë.
Edhe pse kampionët fituan këtë përballje me rezultatin 3-1, polemikat qenë të shumta përgjatë 90' minutave dhe jashtë fushës pasi gjyqtari zyrtarizoi mbylljen e këtij takimi.
Për Elis Bakajn pritet të merret një vendim nga ana e Komisionit të Disiplinës, por ky nuk pritet të jetë dënimi i vetëm për sulmuesin. Mësohet se klubi i Kukësit do zhvillojë një mbledhje, ku do diskutohet edhe për situatën e krijuan me Bakajn.
Në këtë mënyrë, pritet që dhe nga klubi te merren masa për Bakajn për sjelljen aspak sportive dhe të denjë, pavarësisht se dje vetë lotjari ka justifikuar reagimin dhe fjalët e thëna pas daljes nga fusha.