
Kristjan Asllani është një nga mesfushorët më premtues në Serie A. Pavarësisht se nuk ka fituar ende një fanelë titullari në formacionin e Interit, sërish mesfushori i kombëtares ka arritur të tërheqë vëmendjen e skuadrave të tjera kur ka zbritur në fushën e lojës.
Brighton është skuadra që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e shqiptarit dhe në këto kushte i është rikthyer sërish pistës për transferimin e Asllanit. Interi në qershor ka refuzuar anglezët dhe mundësinë e një largimi, por tashmë sipas mediave britanike bëhet me dije se 21-vjeçari endet sërish në zyrat e Brighton.
Shkak është bërë trajneri italian, Roberto De Zerbi, me këtë të fundit që duket i dahuruar” pas Asllanit dhe e dëshiron me çdo kusht në skuadër për të përforcuar ekipin për sezonin e ri. Simone Inzaghi fatkeqësisht nuk e shikon Asllanin titullarë, pasi preferon Calhanoglu përpara shqiptarin. Në një situatë të tillë mund të bëjë që Asllani të mendojë një transferim në Premier League.