
Muaji janar ofron pak mundësi që skuadrat të rekuperojnë në merkato. Kukësi i ka mbyllur llogaritë duke e kompletuar skuadrën ndërsa të tjerët mbeten në kërkim. Partizani ka bërë një super merkato në ditët e para të janarit dhe tani pret të marrë edhe një mbrojtës të majtë. Aty është fiksimi.
Tirana është hedhur në sulm për një sulmues duke mos i dhënë ende një zgjidhje problemit me golin. Skënderbeu kërkon fantazi për mesfushën dhe një partner efikas për Salihin.
Flamurtari beson se ka gjetur zgjidhje duke ruajtur grupin dhe afruar vetëm një boshnjak për krahun e djathtë të mbrojtjes. Korabi po rindërtohet me huazime, njësoj si dhe Laçi. Teuta ka bërë disa riparime ndërsa në Shkodër kanë fiksim një sulmues, por nuk kanë para. Janari ka ende më shumë se gjysmën e ditëve në dispozicion…