
Davide Ancelotti - Carlo Ancelotti
Cesc Fabregas është shumë afër kalimit te Bayern Leverkusen. Trajneri katalanas pritet të zëvendësojë te gjermanët Xabi Alonson. Ky i fundit do të marrë në dorë “frenat” e Real Madrid pas largimit të Carlo Ancelottit.
Me largimin e Fabregas, stoli i skuadrës së Como-s mbetet pa një timonier. Për këtë drejtuesit kanë vazhduar nga puna që tani për zëvendësuesin e tij dhe në radarin e italianëve ka rënë djali i trajnerit të njohur.
Saktësisht bëhet fjalë për Davide Ancelottin, i cili është djali i Carlo Ancelottit. Davide aktualisht është ndihmës trajner dhe Como dëshiron t’i japë “çelësat” e skuadrës për sezonin e ri.
Poll