Një foto e postuar në rrjetet sociale të Orges Shehit që shfaqej duke festuar me gazetarin e njohur Gert Çarçanit dhe presidentin e Dinamos, Ardian Bardhi, nxiti edhe reagime në klubin e Tiranës. Asokohe, Shehi sapo ishte larguar nga drejtimi i bardhebluve dhe nga ana e drejtuesve, kjo u cilësua si një gëzim nga durrsaku që nuk ishte më pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë.
Megjithatë jeta vazhdon dhe gjithçka është lënë pas. Sot, Shehi u zyrtarizua si trajner i rivalëve të Partizanit, në një atmosferë festive, siç përkon edhe me muajin dhjetor. Gert Çarçani ka qenë i pranishëm në prezantimin e Shehit dhe në Instagramin e tij ka bërë disa postime.
Lexo edhe: Tirana e mban “peng”, Orges Shehi “përgjigjet” menjëherë dhe takohet me presidentin e Dinamos
Fillimisht shfaqet me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama. Më pas tregon momente nga konferenca duke shkruar: “Suksese shef Gesi”. Ndërsa në fund e mbyll me një fotografi të trajnerit të kuq: “Rikthimi si trajner”, duke iu referuar të shkuarës, ku Shehi ka kontribuar si portier në katërkëndëshin e Partizanit.
[caption id="attachment_717051" align="alignnone" width="1024"] Postimet e Gert Carcanit[/caption]