Klubi i Tiranës doli sot me një komunikate zyrtare ku bënte me dije se kishte pezulluar trajnerin Orges Shehi për mungesë rezultatesh. Gjithashtu theksohej se tekniku durrsak do të jetë nën kontratë me kryeqytetasit deri në fund të sezonit, duke lënë të nënkuptohet se ai do të paguhet plotësisht nga Tirana.
Megjithatë, juridikisht Shehi nuk mund të firmosë me një tjetër skuadër për aq kohë sa është në marrëdhënie kontraktuale me bardheblutë. Rrjeti po zien për largimin e tij dhe si për t’i shtuar më shumë “benzinë zjarrit” ka menduar gazetari Gert Çarçani. Ky i fundit ka postuar një foto të trajnerit të njohur me presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi, teksa drekojnë në restorantin e tifozit të njohur bardheblu, Alban Berisha.
Ndoshta, në të ardhmen Shehi mund të marrë drejtimin e dinamovitëve që në këtë edicion futbollistik nuk kanë qenë në nivelin e pritur. “Çfarë po ndodh?”, shkruan Çarçani në diçiturë duke nxitur në këtë mënyrë më shumë aludimet. Fakt mbetet se me komunikatën e Tiranës, Shehi vijon të jetë “de juro” pjesë e klubit bardheblu.
[caption id="attachment_708539" align="alignnone" width="1290"] Postimi i Gert Carcanit/ Bardhi, Shehi, Carcani[/caption]