Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Festë te Kukësi/ Gjici shpërndan premion 100 mijë euro, por ka një kërkesë për lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Festë te Kukësi/ Gjici shpërndan premion 100 mijë euro, por

Presidenti Safet Gjici, më në fund ka mbajtur fjalën e dhënë lojtarëve të tij. Edhe pse ditën e dielë, i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" ai e mohoi faktin që ka caktuar 100 mijë euro premio.

Por, ditën e mërkurë Gjici u konsultua me stafin e tij dhe më pas ka shpërndarë shumën e majme që ka premtuar.

Të gjithë lojtarët "fërkuan duart" dhe pritën premion e cila u shpërnda dje nga financa dhe stafi drejtues.

Lojtarët titullarë dhe ata që kanë luajtur si titullarë janë shpërblyer me nga 3.000 euro secili.

Lojtarët e stoilit kanë përfituar nga 1.500 euro. Por presidenti ka menduar edhe për stafin tekik dhe atë administrativ. Ata janë shpërblyer me nga 2.000 euro secili, përveç Gjokës që ka marrë 3.000 euro.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga lojtarët që të vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje dhe ta mbyllin sezonin p-a u mposhtur nga rivalëët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga