Tiago Ferreira u largua para pak javësh nga skuadra e Kukësit, me mbrojtësin që tashmë ka zgjedhur se ku do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.lojtari 29-vjeçar ka lënë me “gisht në gojë” Vllazninë e Mirel Josës, pasi ka firmosur në Portugali.
Ferreira ka nënshkruar me DC Trofense, skuadër që luan në ligën e dytë portugeze, ndërsa tashmë është prezantuar te skuadra e tij e re, ndërsa do të mbaj veshur fanelën e portugezve deri në qershorin e viti 2024.
Kujtojmë se mbrojtësi ka zhvilluar 13 ndeshje si titullar ëkëtë sezon me skuadrën e Kukësit, ndërsa ka shënuar edhe një gol më fanelën e verilindorëve.
[caption id="attachment_674455" align="alignnone" width="300"] Tiago Ferreira firmos me skuadren portugeze[/caption]
[caption id="attachment_674456" align="alignnone" width="300"] Tiago Ferreira prezantohet te skuadren portugeze[/caption]