Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Ferhan Hasani kërkon kujdes në sfidën e kthimit

Shkruar nga NEWSPORT
Ferhan Hasani kërkon kujdes në sfidën e kthimit

Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, në përfundim të takimit të fituar 2-0 ndaj Mllada Boleslav, ka dhënë një prononcim për Super Sport ku ka shprehur kënaqësinë e tij për arritjet e kuqezinjve dhe u ka kërkuar shokëve kujdes në sfidën e radhës.

“Gjithmonë e kam thënë se kjo skuadër duhet të besojë, kemi lojtarë të rinj por edhe shumë kualitet, dhe këtë kemi treguar në Europë. Jam i lumtur sepse kemi një skuadër të mirë dhe djem të rinj që po bëjnë shumë mirë", tha Hasani.

Sa i përket faktit që Shkëndija po i bashkon të gjithë shqiptarët të mbështesin një ekip të vetëm sikur të jetë kombëtarja, ai u shpreh:

"Normalisht Shkëndija gjithmonë i ka bashkuar shqiptarët. Ne jemi shumë të lumtur kur i shohim të vinë nga të gjitha anët dhe padyshim jemi krenarë e kujdesemi që të japim më të mirën për t’i kënaqur me lojën tonë. Padyshim e ndiejmë mbështetjen e tyre, dhe këtu e dimë sa sakrifikojmë duke luajtur futboll në Maqedoni."

Hasani nuk e quan ende të mbyllur çështjen kualifikim për në fazën play-off.

"Ende nuk ka përfunduar asgjë, kemi edhe 90 minuta për të luajtur e mundet edhe 120, duhet të përgatitemi dhe të japim maksimumin pasi ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë. Falënderojmë dhe Supersport për mbështetjen që na ka dhënë gjithmonë", përfundoi kapiteni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga