
Panathinaikos ka arritur të fitojë me rezultatin 78-77 kundër CSKA-së së Moskës, ndeshje e vlefshme në basketboll për meshkuj të Euroleague. Skuadra greke e mbylli pjesën e parë me 6 pikë më pak, por mbrojtja e "hekurt" dhe një 3-pikësh i Nik Calathes në sekondën e fundit, i dhanë fitoren skuadrës greke që tashmë renditet në vendin e 8-të.
Nga ana tjetër, Fenerbahche fitoi derbin me spanjollët e Barcelonës 88-82. Katalanasit ishin përpara gjatë gjithë lojës, por agresiviteti i turqve në fund i dha fitore atyre. Tashmë skuadra e Fenerbahche renditet në vendin e parë, ndërsa Barcelona në të pestin.
Poll