Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U ndëshkua me të kuq, shpërthen Pashaji: Vetëm opinionistët qorra dhe zvaranikë thanë është faull...

Shkruar nga NEWSPORT

Entonio Pashaj u ndëshkua me karton të kuq në takimin e djeshëm mes Kukësit dhe Flamurtarit luajtur në Vlorë. Mbrojtësi i verilindorëve u ndëshkua pas një ndërhyrjeje në krahun e djathtë ndaj Veliut, ndërsa gjyqtari e ka cilësuar si faull, përtej pretendimeve të 30-vjeçarit se kishte prekur vetëm topin.

Ndërkohë që pas ndeshjes që përfundoi 1-1 Pashaj ka qenë jo pak i mërzitur edhe me komentet që janë bërë dje në studiot televizive në emisionet sportive, ndërsa inatin e ka shfaqur në lidhje me komentet që janë bërë në lidhje me ndërhyrjen e tij ndaj Veliut.

"Vetëm një qorr/zvarranik/pseudo opinionista që lëpihen lartë e poshtë për një kockë, mund të shikojë faull në këtë aksion, ku duket qartë se aty është kapur dhe ndaluar vetëm topi me themër dhe asgjë më shumë!!", shkruan Pashaj në Facebook.

[caption id="attachment_44626" align="alignnone" width="481"] Postimi i Pashajit ne Facebook, shoqeruar me viedon e aksionit pas te cilit u ndeshkua me karton te kuq[/caption]

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu