Altin Bytyçi ishte i pafat në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit teksa pësoi një dëmtim që në pamje të parë duket i rëndë, duke parë edhe reagimin e lojtarit.
Qendërmbrojtësi i Partizanit u përplas me Sebastian Spahiun dhe mbeti i shtrirë në tokë. Një minutë më vonë, 22-vjeçari doli nga fusha me dhimbje të forta në gju dhe nuk i mbajti dot lotët duke qarë teksa dilte nga fusha i mbështetur tek mjekët e ekipit.
Një lajm shumë i keq ky për lojtarin dhe Partizanin që përpara ka ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Tiranën në derbi.
VIDEO e ndërhyrjes.
VIDEO duke dalë nga fusha.
Poll