Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fantastike për futbollin elbasanas, Bashkia miraton shitjen e "AF Elbasanit"

Shkruar nga NEWSPORT
Fantastike për futbollin elbasanas, Bashkia miraton shitjen e "AF

Lajm fantastik për futbollin elbasanas teksa Këshilli Bashkiak ka miratuar shitjen e klubit të futbollit ‘AF Elbasani’. Nisja e procedurave të shitjes ka marrë dritën jeshile dhe në treg do të dalin 70% të aksioneve, ndërsa 30% do të vijojë t’i mbajë Bashkia Elbasan e cila e krijoi dhe e financoi e vetme prej 2 sezonesh.

Ky projektvendim u miratua në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit duke mos patur asnjë votë kundër. Aksionet në shitje aktualisht vlerësohen rreth 138 milionë lekë të vjetër pa përfshirë asetet të cilat i mbeten institucionit vendor.  Në shitje janë emri, logo e klubit dhe disa asete të tjera të vogla, ndërsa terrenet sportive do të mbeten pronë e bashkisë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi 10 ditë pas shpalljes dhe bashkia pret ofertat ku asnjë palë nuk është e përjashtuar nga blerja e aksioneve nëse mbush kriteret e vendosura. Publikisht, interes ka shpallur biznesmeni Kujtim Llupa i cili ka qenë pranë skuadrës gjatë kësaj periudhe duke dhënë suportin e tij në forma të ndryshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga