Trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria ka gjetur vëndin e duhur për të mos përjetuar vapën e madhe në kryeqytet. Të dielën, një ditë para se skuadra bardheblu të riniste përgatitjet, Ze Maria së bashku me familjen kanë zgjedhur një nga pishinat në periferi të kryeqytetit për të kaluar ditën.
Braziliani jo vetëm që është ambientuar shumë shpejt me jetën në Tiranë, por duket se dhe familja e tij kanë arritur të adaptohen shumë shpejt. Shtëpi me qera në zonën e ish bllokut, një makinë në dispozicion, njëri nga djemtë ka nisur stërvitjen me ekipet e moshave bardheblu ndërkohë që shumë shpejt të dy djemtë do të nisin shkollën në Tiranë.

Poll
