
Tirana dhe Dinamo do të përplasin “brirët” mes tyre në “Air Albania”. Një sfidë direkte mes tyre për “Final – Four” që do të startojë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit.
Si për ironi të fatit të dyja ekipet aktualisht kanë nga 36 pikë, por me “Blutë” që kanë për të zhvilluar një ndeshje më shumë se bardheblutë.
Dy ekipet kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Tirana (4-3-3): Kozi; Haxhiu, Lulaj, Mici, Përgjoni; Jonuzi, Deliu, Lushkja; Abazaj, Nikqi, Latifi. Trajner: Erbim Fagu
Dinamo (4-2-3-1): Sali; Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran; Smaçi, Qefalija; Zabërgja, Denison, Vila; Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti
Poll