Klubi i njohur francez që ka fituar mjaft tituj po kalon një gjendje shumë të keqe. Sikur të mos mjaftonte rënia nga kategoria dhe fillimi nga 0, Bordeaux ka akumuluar dhe shumë borxhe të lëna.
Skuadra nga qyeti i verërave që edhe ka fituar Ligue 1 disa herë tashmë gjendet sërish në periudhë krize. Aventurën e ka nisur nga liga më e ulët franceze National 4 dhe në ekip nuk ka mera të mëdhenj, por vetëm djelmosha. Çështja e pagave nuk përbën ndonjë problem pasi të rinjtë mjaftohen me pak.
Problemet e shumta që nuk po lenë rehat klubin e njohur botërisht janë shifrat e borxheve ndaj ekipeve të tjera që e ndihmuan në kohë të vështira, pa rënë nga Ligue 1 si dhe pagesat e faturave të shumta të gjyqeve nëpër institucionet e drejtësisë në vendin e “Revolucionit”.