Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

“Harxhove 400 milionë lekë për Lushnjën dhe e nxorre nga Kategoria”, demokrati Saimir Korreshi i ashpër ndaj Bashkisë: I bëtë rrush e kumbulla duke ngrënë fara

Shkruar nga NEWSPORT
“Harxhove 400 milionë lekë për Lushnjën dhe e nxorre
Foto ilustrim: Logo e klubit të Lushnjës – Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur me tone të ashpra në Seancën Plenare të radhës, ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Demokrati i është kthyer “keq” deputetit të PS-së Ardit Bido, për gjendjen e Lushnjës.

Në fjalën e tij, Korreshi ka përmendur edhe klubin e futbollit, si dhe dështimin e këtij sezoni, rënien në Kategorinë e Dytë, e cila është liga e tretë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Korreshi thotë se 400 milionë lekët e investuara nga Bashkia tek klubi i Lushnjës, shkuan dëm.

“Harxhove 400 milionë lekë për Lushnjën dhe e nxorre nga kategoria. Me 400 milionë lekë, pas 100 vjetësh, Lushnja s’kishte dalë ndonjëherë në kategori të tretë. 400 milionë lekë për të ngrënë fara gjithë Bashkia, për t’i bërë lekët rrush e kumbulla, mund të ishin ndihmuar ata që u përmbytën”, tha ndër të tjera Korreshi.

Kujtojmë se skuadra e Lushnjës e mbylli këtë sezon të Kategorisë së Parë në vendin e fundit. Pas 33 javësh kampionat, “lagunarët” grumbulluan vetëm 26 pikë, duke rënë automatikisht një ligë më poshtë, në Kategorinë e Dytë.

Poll

Lexo gjithashtu