Të gjithë e mbajmë mend se çfarë emocionesh na dhuroi Rey Manaj me supergolin e shënuar përballë Serbisë në stadiumin e Beogradit, në atë ndeshje që përfundoi në favorin e Shqipërisë me rezultatin 1-0.
Ky gol erdhi si një “çlirim” për sulmuesin, pasi shansit të artë të humbur në stadiumin “Air Albania”. E megjithatë, fakti që Manaj nuk u dorëzua për asnjë çast, tregoi më së miri karakterin dhe vendosmërinë në fushën e lojës.
Momentalisht, futbollisti nga Lushnja ka zgjedhur të “relaksohet” disi me automjetin e tij luksoz, tip Lamborghini Huracan, e cila kap vlera marramendëse në treg, pasi një mjet i tillë kushton nga 450 mijë deri në 600 mijë paundë.
Duket se Manaj, krahas golave spektakolarë, ndjek të njëjtën “korsi” edhe me shijet e përzgjedhura për automjetet.
Postimi i Rey Manajt në Instagram
