
Cesk Fabregas ka vendosur të qëndrojë te Çelsi. Sipas medieve angleze, mesfushori spanjoll do të provojë të fitojë një vend në formacion te blutë e Londrës. Antonio Konte nuk e ka përfshirë në formacion Fabregasin në ndeshjen e parë të Premier Ligës ndaj Uest Hemit, duke e lënë në stol pa asnjë arsye.
Juventusi është i interesuar për të marrë shërbimet e lojtarit spanjoll, por një gjë e tillë tashmë duket e pamundur, sepse Fabregas ka vendosur të qëndrojë për të bindur Konten për një fanellë titullari.
Poll