Departamenti i Edukimit në Drejtorinë Teknike në FSHF në bashkëpunim me SHRF Gjirokastër do të organizojë edicionin e radhës të kursit për licencën UEFA C në Gjirokastër, një program formimi i dedikuar për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë ose të zhvillojnë karrierën e tyre si trajnerë futbolli.
Kursi do të zhvillohet sipas këtij kalendari:
20–22 prill 2026
04–07 maj 2026
15–17 qershor 2026
Programi është i hapur për ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik dhe të apasionuar pas futbollit, të cilët duan të pajisen me njohuritë bazë teorike dhe praktike të trajningut sipas standardeve të UEFA-s.
Kriteret e aplikimit
Për t’u regjistruar në kursin UEFA C, kandidatët duhet të dorëzojnë:
Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë)
Diplomë të nivelit më të lartë të arsimit të përfunduar (gjimnaz ose arsim i lartë)
Raport mjekësor
Foto për dokument
Të jenë të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
Numër kontakti dhe adresë e-mail
Afati i fundit për aplikim është 31 mars 2026 dhe aplikimet e dorëzuara pas kësaj date nuk do të pranohen.
Dokumentacioni mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected] ose të dorëzohet pranë zyrave të SHRFGJ.
