Granit Xhaka - Flamuri i Kosovës
Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë, plot 18 vite shtet pas luftërave, dëshmorëve dhe sakrificave. Urimet kanë qenë të shumta edhe nga figura të shquara të futbollit.
E një ndër ta që ka uruar, është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Ky i fundit e ka përcjellë urimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, mirëpo ka gabuar rëndë.
Siç duket, foto e urimit të Xhakës është përpunuar nga Inteligjenca Artificiale, “ChatGPT”, duke bërë që të ketë edhe gabime. Pikërisht “ChatGPT” e ka bërë flamurin e Kosovës me 7 yje, nga 6 që ai ka realisht.
Kjo ka sjellë reagim të gjerë në rrjet, ku shumë shqiptarë kanë sulmuar hapur mesfushorin e Sunderland.
Poll
