Edon Zhegrova dhe Igor Tudor
Edon Zhegrova kaloi me shumë bujë në merkaton e everë te Juventusi. Bardheblutë luftuan deri në fund dhe ia dolën të siguronin shërbimet e tij nga skuadra e Lille.
Por tashmë duket se gjithçka ka ndryshuar. Sipas mediave italiane bëhet me dije se 26-vjeçari nuk është më në planet e stafit dhe drejtuesve. Mungesa e hapësirave dhe fakti që nuk preferohet shumë nga Luciano Spalletti kanë bërë që largimi të jetë i mundshëm.
Por jo vetëm Zhegrova, në listë për një largim të mundshëm janë edhe 5 lojtarë të tjerë. Siç duket klubi ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore dhe mbetet të shihet në muajt në vazhdim se çfarë do të ndodhë saktësisht.
Poll
