Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dikur "i preferuari" i Maldinit, e ardhmja e sulmuesit të Milanit mbetet e pa qartë

Shkruar nga NEWSPORT

 

Dikur "i preferuari" i Maldinit, e ardhmja e sulmuesit të Milanit
 

Milan po përgatitet për ndeshjen ndaj Cagliarit, një sfidë që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e sezonit, ndërsa në klub mbeten ende të hapura çështje të brendshme që pritet të qartësohen javën e ardhshme.

Vëmendja më e madhe orët e fundit mbetet e ardhmja e Rafael Leao-s, i cili po kalon një periudhë me kritika nga tifozët dhe pasiguri për vazhdimin e tij te Milan. Rinovimi për momentin mbetet i bllokuar nga ana e klubit .

Kontrata e portugezit skadon në vitin 2028, sipas raportimeve  për sulmuesin interes kanë shfaqur klube të mëdha europiane. Manchester United po e ndjek me shumë interes situatën e tij dhe ka dërguar përfaqësues për ta vëzhguar në ndeshje të ndryshme në San Siro.

Një tjetër opsion i përmendur është edhe Al-Hilal, në këtë rast, Leao do të ribashkohej me shokun e tij të afërt Theo Hernandez, megjithatë sulmuesi 26-vjeçar raportohet se preferon të vazhdojë karrierën në futbollin elitar europian.

Poll

Lexo gjithashtu