Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fillon International Champions Cup, Dortmund shpartallon Mançesterin

Shkruar nga NEWSPORT

Në Shangai të Kinës, Borusia Dortmund dhe Mançester Junajtid i dhanë rrugë kompeticionit veror Internation Champions Cup. Dy klubet e njohura europiane u ndeshën në një takim mjaft interesant mes tyre, ku Hoze Murinjo kishte shansin të provonte ekipin e tij të ri ndaj një rivali të madh.

[caption id="attachment_19230" align="alignleft" width="300"]mou Një nga reagimet e Murinjos gjatë ndeshjes[/caption]

Gjermanët e Dortmund e fituan bindshëm takimin në shifrat 4-1, më Gonzalo Kastron që shënoi dy gola, Aubamejang një gol dhe Dembele një tjetër. Golin e vetëm për Junajtid e shënoi armeni i sapo transferuar nga Dortmund te Junajtid, Henrik Mikhtarjan.

Dy klubet po tregohen aktive në merkato teksa Junajtid ka siguruar shërbimet e Ibrahimoviç, Mikhtarjan dhe Bailly, ndërsa Dortmund ka rikthyer Mario Gëcen nga Bajerni dhe ka blerë Shyrlen nga Volfsburg.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga