
Formula 1 ka ndyshuar nenin 38.2 të rregullores së Formula 1, lidhur me dënimin që pilotët marrin në momentin që shkaktojnë një incident, në rastin kokret kontaktin fizik me pilotin kundërshtar. Me ndryshimin e nenit, një pilot do të dënohet vetëm në rast se incidenti do të jetë për shkak të kontaktit fizik të automjeteve dhe kur ky i fundit shkakton pasoja të mëdha. Në rast të kundërt dënimi nuk do të merret parasysh.
Ky është ndryshimi i radhës që është miratuar nga FIA. Sanksione do të ketë në rast se kontakti, incidenti apo manovrimi dhe do të gjykohet bazuar në ndryshimin e ri që është bërë në nenin 38.2 të rregullave sportive të Formula 1.
Kjo gjë është bërë për të inkurajuar parakalimet, duke bërë të ditur për pilotët, se nuk do të ketë penalizime për probleme të vogla. Ky ndryshim në nen është publikuar në faqen zyrtare të F1.