Patrice Evra ka përshëndetur atmosferën në kampin e Francës në Euro 2016 dhe theksoi se ka më pak ego se në turnetë e kaluar. Franca këtë vit nuk është përfshirë nga konfliktet brenda grupit. Nuk kanë ndodhur konflikte të brendshme si në vitet e fundit, ku lufta brenda grupit dëmtoi “Les Blues” në Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012. Evra është i vendosur se nuk do të ketë përsëritje të skenave të tilla dhe u ka bërë thirrje të rinjve për të udhëhequr Francën në lavdinë Europiane.

“Atmosfera në grup është më e shëndetshme sesa në gjeneratat e kaluara ku unë kam qenë pjesë e skuadrës. Unë nuk kam pse ta fsheh këtë realitet”, ka thënë Evra për “Le Parisien”.
“Ekipi ka nevojë për më shumë këshilla dhe udhëzime. Ka më pak ego. Disa nga lojtarët më të vjetër [të së kaluarës] përpiqen të prishin lojtarët e rinj, të cilët do të mund t’iu marrë vendin e tyre. Kam fituar pothuajse gjithçka në jetën time, por ka pasur gjëra të hidhura. Lojtarët e rinj më kanë surprizuar, unë dua që së bashku me ata të fitojmë Europianin. Jam duke vënë presion mbi ta”.
“Kur je i ri duhet të jesh i kujdesshëm për atë që thua në media. Puna ime është që të kujdesem për ta dhe të bëj monitorimin e tyre”.