Tirana dhe Vllaznia nuk ja dolën të lënë gjurmë në Europë, duke mos kaluar asnjë tur. Nëse përgatitjet deri tani ishin fokusuar me mendjen jashtë Shqipërisë, tashmë është koha për të menduar kampionatin shqiptar të futbollit.
Kështu kampionët dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë do nisin sot përgatitjet. Abissnet Superiore fillon më 20 gusht dhe dihet qëllimi kryesor i dy skuadrave. Titulli kampion kërkohet thuajse gjithmonë, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.
Kujtojmë se bardheblutë mbajnë kurorën e kampionit, ndërsa kuqeblutë kërkojnë ta kthejnë në Shkodër trofeun madhor pas shumë vitesh.