Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Europa League shtyn derbin e Milanos, Interi mund të festojë titullin para syve të “djallit”

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League shtyn derbin e Milanos, Interi mund të festojë titullin

Shtyhet derbi mes Milan dhe Interit. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhet më 21 prill, por tashmë do të zhvillohet ditën e hënë.

Më 22 prill në orën 20:45 në “San Siro” do të vihen përballë dy ekipet më me rivalitet në Itali. Kjo përballje mes tyre luhet në kuadër të javës së 33-të të Serie A.

Kjo shtyrje e derbit është bërë për shkak se Milan është pjesamarrës në Europa League dhe me 18 prill do të duelojë me Romën në çerekfinalen e këtij kompeticioni dhe diçka të tillë e kanë kërkuar drejtuesit e skuadrës kuqezi.

Interesant është fakti që Interi mund të shpallet kampion në derbi nëse arrin të fitojë ndaj rivalëve të tyre dhe nëse diferenca mes zikaltërve dhe kuqezinjve është mbi 13 pikë. Aktualisht skuadra e Simone Inzaghit kryeson me 14 pikë ndaj vendit të dytë që mbahet nga ‘djemtë’ e Piolit dhe nesër deri në javën e 33-të mbeten minimalisht 13 pikë diferenc atëherë zikaltërtit do të festonin ylline dytë në fanelë përpara syve të “djallit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga