Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Europa League/ Fitojnë Leverkusen dhe Atalanta e Gjimshitit, Liverpool eleminon dy shqiptarë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Europa League/ Fitojnë Leverkusen dhe Atalanta e Gjimshitit, Liverpool

Janë mbyllur 4 ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Europa League. Sfida mjaft interesante, ku në të cilat janë shënuar plot 14 gola.

Atalanta e Berat Gjimshitit ka siguruar çerekfinalet pas fitores së arritur në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Sportingut të Lisbonës. Kujtojmë që sfida e parë përfundoi në barazim 1-1.

Në krahun tjetër, ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Qarabag ka përfunduar me fitoren 3-2 të gjermanëve të cilët përmbysën në sekondat e fundit të ndeshjes. Ekipi i Alonsos kualifikohet për më tej pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Brighton fitoi 1-0 përballë Romës, por ky rezultat ishte thjeshtë për statistika, pasi në ndeshjen e parë italianët triumfuan 4-0. Në ndeshjen tjetër, Liverpooli “shkërmoqi” Spartën e Pragës duke i mposhtur 6-1, ashtu si në ndeshjen e parë. Këtu merr fund aventura europiane për Qazim Laçin dhe Indrit Tucin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga