
Tifozët serbë kanë marshuar drejt stadiumit ku Serbia do të përballet me Anglinë. Ndeshja do të jetë e para e vlefshme për të dyja përfaqësueset në kuadër të grupit C.
Thirrje të turpshme kundër Kosovës kanë shoqëruar gjithë marshimin. Po ashtu incidentet nuk kanë munguar mes të dyja tifozërive, ndërsa të përfshirë kanë qenë dhe shqiptarë.
Më parë UEFA kishte paralajmëruar policinë gjermane, pasi të si anglezët dhe serbët njihen për trazirat që shkaktojnë. Po ashtu marrëdhëniet mes tyre nuk janë aspak të mira.
Takimi nis prej orës 21:00 në Veltins-Arena. Në grupin C ndodhen dhe Sllovenia me Danimarkën.
Poll