Përfaqësuesja e Spanjës ka fituar në miqësoren përballë Irlandës së Veriut. 90 minutat e kësaj sfide që u luajtën në “Estadi Mallorca Son Moix”, përfunduan 5-1 në favor të spanjollëve.
Në fillim ishte Irlanda e Veriut që kaloi në avantazh, duke shtangur vendasit që në minutën e 2-të. Ballard ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës me kokë. Por Spanja nuk vonoi të reagonte duke përmbysur gjithçka.
Dy golat e Pedrit, Morata dhe Fabian Ruiz ishin autorët e përmbysjes së Spanjës. Pas golit të pësuar, djemtë e De La Fuentes bënë një paraqitje të shkëlqyer duke dhuruar spektakël në fushën e blertë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Spanja ishte po e njëjta, por shënoi vetëm 1 gol. Tashmë gjithçka është gati për Euro 2024, me spanjollët që do e nisin përballë Kroacisë më 15 qershor. Por kujtojmë që në grup janë edhe me Italinë dhe Shqipërinë.