
Barnabas Varga
Futbollist hungarez Barnabas Varga ka pësuar një dëmtim horror gjatë ndeshjes Skoci - Hungari. Ishte minuta e 68', kur Hungaria fitoi një goditje dënimi.
Krosimi në zonë pasoi me dëmtimin e Vargas, që ra pa ndjenja. Stafet mjekësore ndërhynë për t'i dhënë ndihmën e shpejtë.
Ky moment u pa dhe për penallti në favor të Skocisë. Episodi që mbajti në ankth të gjithë publikun në stadium dhe jashtë tij zgjati 6 minuta.
Tifozë të shumtë në stadium u përlotën. Në anën tjetër ndeshja rifilloi sërish pas transportimit të Vargas jashtë fushës së blertë.