
Polonia 1-3 Austria
(Piatek 30' / Trauner 9', Baumgartner 66', Arnautovic 78')
Austria mposhti Poloninë në Olympiastadion në Berlin me rezultatin 1-3 duke marrë 3 pikë pas humbjes ndaj Francës. Golat e Trauner, Baumgartner e Arnautovic zhvlerësuan atë të Piatek të cilat lënë polakët në fund të renditjes pa asnjë pikë.
Austria ngjitet e 3-ta në Grupin D me 3 pikë, aq sa Franca e Holanda të cilat do të luajnë në mbrëmje. E rradhës dhe e fundit për fazën e grupeve për Austrinë do të jetë ndaj holandezëve më 25 qershor ku do të vendosen edhe fatet e kualifikimit.
Polonia është thuajse e dalë nga gara teksa në sfidën e fundit ndaj Francës edhe skenari i çmendur i një fitoreje të thellë u siguron vetëm vendin e 3-të.
GOLAT: