
Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë sot rrugëtimin në Euro 2024. Përballja e parë është kundër Italisë në grupin B, me sfidën që merr jetë prej orës 21:00 në “Signal Iduna Park”.
Kuqezinjtë i kanë humbur të katërta takimet me axurrët, teksa vetëm në 1 prej tyre ia kanë dalë të shënojnë gol. Në tregun “transfermarkt”, Kombëtarja ka një vlerë prej 111 milionë eurosh.
Në anën tjetër Italia vlerësohet më 705 milionë euro. Kjo një vlerë 6 herë më e madhe se përfaqësuesja shqiptare.
Gjithçka i mbetet fushës së lojës. Besimi te lojtarët e Kombëtares, që i mbyllën në vendin e parë kualifikueset, është i madh.
Poll