
Harry Maguire ka reaguar pas lënies jashtë nga lista e Anglisë për Euro 2024. Mbrojtësi anglez zbulon se kjo erdhi si pasojë e një dëmtimi të cilin nuk e rikuperoi në kohë. Me një postim në faqen e tij zyrtare ai rrëfen emocionet që po përjeton në këtë situatë.
“Jam i shkatërruar që nuk u zgjodha të jem pjesë e Anglisë në Euro 2024 këtë verë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk arrita të rikuperohesha në kohë nga një dëmtim në pulpë. Ndoshta e shtyva më shumë seç duhet veten për ta arritur këtë qëllim. Thjeshtë, jam i shkatërruar.
Për mua, të përfaqësoj Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë shumë për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skaudrën si lojtarë, do ta bëj si tifoz, së bashku me të gjithë kombin. Shkoni dhe fitoni djema!
Tani, do të rikthehem te mjekët e Manchester United për t’u përgatitur për sezonin tjetër”, shkruan Maguire.
View this post on Instagram