Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Spanja e pamëshirshme me Luis de la Fuenten, statistikat tregojnë dominimin e iberikëve

Shkruar nga NEWSPORT
Spanja e pamëshirshme me Luis de la Fuenten, statistikat tregojnë
Spanje - Shqiperi

Shqipëria dhe Spanja do të luajnë sonte në orën 21:00 takimin e fundit të tyre në grupin B. Spanja e ka siguruar kualifikimin si vend i parë, teksa Kombëtarja kuqezi shpreson te një rezultat pozitiv për të besuar.

Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente ka kthyer fytyrën e Spanjës së kohërave të arta. Përfaqësuesja iberike është mjaft e frikshme dhe këtë e konfirmuan duke e mbyllur si vend i parë në “Grupin e Vdekjes”.

Me de la Fuenten Spanja numëron vetëm 2 humbje, atë kundër Skocisë në kualifikueset e Europianit dhe përballë Kolumbisë në miqësore. Me 1 barazim dhe 14 fitore të tjera, konfirmohet dominanca që Spanja ka pasur me të në krye. Vlen për t’u theksuar se në këto 17 ndeshje ka pësuar 16 gola dhe ka shënuar 54 të tillë.

Kështu padyshim Kombëtares së Shqipërisë do i duhet shumë fat me vete. Një rezultat pozitiv do shkruante historinë për kuqezinjtë në Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga