Gjermania
Gjermania ka fituar përballë Danimarkës, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, përfundoi me triufmin 2-0 të “Panzerave”.
Surprizë nuk ishte rezultati, por ai që u shpall “Njeriu i Ndeshjes”. Pavarësisht se Havertz dhe Musiala ishin ata që shënuan golat, apo Schlotterbeck që zhvilloi një ndeshje fantastike në mbrojtje madje dhe asistoi, “Njeriu i Ndeshjes” nga UEFA u shpall Rudiger.
Ishte qendërmbrojtësi i Real Madrid që mori këtë çmim, duke e vlerësuar për lojën e mirë në mbrojtje, i cili arriti t’u mbyllte hapësirat danezëve, duke mos i lënë këta të fundit të shënojnë.

Antonio Rudiger
Poll