
Spanjë 3-0 Kroaci (29' Morata, 32' Ruiz, 45'+2 Carvajal)
Spanja është treguar e pamëshirshme ndaj Kroacisë. Iberikët fituan 3 me 0 takimin e parë në grupin B.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë, respektivisht nga Morata, Ruiz dhe Carvajal. Pjesa e dytë pa Kroacinë të gabonte nga penalltia, teksa Spanja ruajti rezultatin.
Po në të njëjtin grup ndodhet dhe Shqipëria me Italinë. Të dyja do të përballen në 21:00 me njëra-tjetrën.
Euro 2024: Grupet
Grupi B: Ndeshja I
Stadiumi: Olympiastadion(Berlin)
Formacionet zyrtare:
SPANJA: Simon, Cucurella, Nacho, Le Normand, Carvajal, Pedri, Rodri, Ruiz, Niko Williams, Morata, Lamin Yamal
Trajner: Luis De la Fuente
KROACIA: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Budimir, Kramaric
Komenti minutë pas minute:
45'+2 Carcajal shënon dhe golin e tretë për Spanjën.
32' Spanja gjen dhe golin e dytë me Fabian Ruiz.
29' Alvaro Morata kalon Spanjën në avantazh.
1' Nis ndeshja.